Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit, e falënderon për heqjen e vizave

Aktuale

Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit, e falënderon për heqjen e vizave

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Sipas njoftimit të partisë, gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në komunikatën për media.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën se Izraeli ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Gjatë një takimi, ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat