‘Po ta donim aq shumë do ishim bashkë’ – Tim Shkupi për Bashkimin Kombëtar

Aktuale

‘Po ta donim aq shumë do ishim bashkë’ – Tim Shkupi për Bashkimin Kombëtar

Më: 30 janar 2024 Në ora: 23:37
Tim Shkupi

Teologu nga Maqedonia e Veriut, Tim Shkupi ka thënë se po të dëshironim Bashkimin Kombëtar, atëherë tashmë do të ishim bashkë.

Sipas tij, shqiparët kanë xhelozi të madhe mes vete dhe kjo nuk i lejon të ecin përpara.

“Ne si popull kemi shumë gjëra pozitive, por kemi edhe disa gjëra që nuk edhe mund të mburremi. Ndonjëherë ne e kemi xhelozinë dhe zilinë, nuk mund t’ia durojmë suksesin e dikujt tjetër dhe pastaj gjejmë arsye tjera.

Këtë duhet ta tejkalojmë ne si popull dhe të mos ta shfaqim tek njëri tjetrin. Nëse e dijmë të tejkalojmë këtë xhelozi atëherë do të bashkojmë edhe evropën e jo vetëm kufijtë e shqiptarëve”, ka thënë Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat