Osmani: Zahiri, Hakifi e Edmondi ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

Aktuale

Osmani: Zahiri, Hakifi e Edmondi ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga homazhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani i quajti nismëtarë të lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot nderojmë heronjtë tanë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, heronjtë e lirisë sonë ne 27-vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Ata ishin nismëtaret e lirisë, frymëzuese të UCK, nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës inspiruan me mijëra djem e vajza të UÇK-së dhe ndërtuan themelet e forta për shtet të pavarur dhe sovran që e gëzojmë sot.

Ata dëshmuan që çmimi i lirisë është shumë i lartë por është çmimi që populli i Kosovës nëpërmjet sakrificës së vetë e pagoi duke e ditur që liria dhe pavarësia dhe shteti që e gëzojmë është shtet i cili do t’i nderoj përgjithmonë, është shtet që do të vazhdoj të përparoj dhe është shtet që udhërrëfyes të vetëm e ka trimërinë dhe sakrificën e heronjve që dhanë jetën për vendin tonë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat