Kosova pjesë e listës së 10 konflikteve të mundshme në vitin 2024 nga ICG

Aktuale

Kosova pjesë e listës së 10 konflikteve të mundshme në vitin 2024 nga ICG

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:46
Raporti

“International Crisis Group” ka publikuar të martën një artikull lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në veri të Kosovës.

Grupi Ndërkombëtar për Kriza i njohur ndryshe si International Crisis Groupka publikuar raportin më të fundit sa i përket vendeve që rrezikohen nga konfliktet vdekjeprurëse apo për eskalim të situatës dhe rritjes së dhunës.

Në mesin e dhjetë vendeve ku përmendet situata e tensionuar dhe konfliktet e mundshme janë Afganistani, Egjipti, Izraeli-Palestina, Kosova-Serbia, Saheli, Somalia, Filipinet, Ukraina dhe Venezuela.

Në raport theksohen tensionet e krijuara në veri të Kosovës që nga viti 2021, në katër komunat që janë të banuara kryesisht me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat