“Paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, Sveçla jep detaje për bastisjen në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë

Aktuale

“Paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, Sveçla jep detaje për bastisjen në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ën lidhje me bastisjet e Policisë së Kosovës në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Sveçla ka bërë të ditur kishte aktivitet të dyshimtë nga një organizatë joqeveritare, e cila  ishte e vendosur aty.

“Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se një veprimtari e tillë mes institucioneve më të larta të sigurisë paraqet për sigurinë e vendit.

“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, ka shkruar më tej Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat