Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i Gjykatës është skandaloz

Aktuale

Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i Gjykatës është skandaloz

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 00:37
Musa Damati

Musa Damati, avokati i ish-ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekajt i cili u dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se vendimi i gjykatës është skandaloz.

“(Është skandaloz) për arsye se gjatë këtij procesi volimunoz-penal  i cili është zhvilluar për më tepër se dy vite në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special, janë shqyrtuar një numër i madh i provave materiale, një numër i madh i dëshmitarëve të cilët janë procesuar në këtë shqyrtim gjyqësor mes tyre dy ish-kryeministra, një numër i madh i ish-ministrave, ndërkombëtarëve përmes të cilave është konfirmuar gjendja faktike tjetër nga ajo që është përshkruar në aktin akuzues”, tha avokati.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim (së bashku).

Lekaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.

Pal Lekaj në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha në cilësinë e këshilltarit të lartë politik të tij, Nebih Shatri si sekretar i përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri si drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat