“Po, na keni ndihmuar, nanën na e keni ....”!, Çun Lajçi “shpërthen” pasi Pal Lekaj u dënua me 3 vite burg

Aktuale

“Po, na keni ndihmuar, nanën na e keni ....”!, Çun Lajçi “shpërthen” pasi Pal Lekaj u dënua me 3 vite burg

Nga: A.Zh Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:13
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar dënimin me burg të ish-ministrit Pal Lekaj, për skandalin e 53 milionë eurove.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes artistëve dhe ministrave, duke thënë se të parët nuk do të mbahen mend për hajnitë e tyre milionëshe, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Ju nuk na shihni! Ju e shihni vetëm vetveten!

S'ka gjë! Iu fal!

Artistët s'janë ministra që të mbahen mend për hajnitë e tyre! Nuk vjedhin artistët miliona euro për rrugët e Kombit, si ministrat, që të dënohen me nga 3 vite burg, e të flitet për ta si për ëngjëj që dënohen pa faj!

- Faji u mbetët prokurorëve; - "janë të kapur nga pushteti"!

Jo s'po iu flas për ministrat që i kanë tretur dyzet milion euro, e që tallen me prokurorinë! As për Kryeministrin as për Bankën e shtetit që e ndalon dinarin serb, (edhe pse juve kjo iu intereson), jo arti e artistët, zhelanat me duar n'xhepa, që ju s'i shihni kur këta ecin rrugëve, as pushtetarët si shohin kur futen n'restorante e këta pahiri ua zënë karriget!

- Koha s'është e artistëve. Është e ministrave hajna!

Jo, s'deshta t’iu kthej as te Kryeministri që orvatet me ngulm ta shtrijë sovranitetin n'veri, ta ruajë shtetin e ta armatosë ushtrinë, dhe asociacioni të jetë konform Kushtetuesës, se druaj me shani; - ja ky që e mbron Kryeministrin, ky që jeton nga pushteti i tij, duke harruar se edhe unë jam si ajo plaka që i tha një Kryeministri tjetër, te varret e Reçakut; - "po, na keni ndihmua, nanën na e keni q*"!

Jo! Unë deshta t'iu kthej n'kohën artistëve me namë, që ishin yndyra e artit, por kujt i intereson më Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Xhevat Qorraj, Skender Tafaj, Avdush Hasani... ! Harruat ata që ikën e po na harroni neve që akoma ecim krah jush, duke pritur rolin e jetës!

Jo!

Ju nuk na shihni! Ju e shihni vetëm vetvetën!

Nejse!

Harrestarë jemi ne, por ja që koha s’qenka harrestare!

01.02.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat