​Kurti përkujtoi dëshmoren e lirisë Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies

Aktuale

​Kurti përkujtoi dëshmoren e lirisë Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:15
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Lupç të Poshtëm, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmores së kombit, Elfete Humollit, me rastin e shënimit të 34-vjetorit të rënies së saj.

Kryeministri Kurti tha se Elfetja dhe të gjithë dëshmorët e kombit dëshmojnë orët e historisë dhe sa shtrenjtë është paguar liria e popullit dhe çlirimi i Kosovës.

“Kosova sot, i gëzohet rinisë dhe fëmijëve të saj, pikërisht për shkak se në themelet e kësaj Kosove ndodhet si gjaku i dëshmorëve, ashtu edhe djersa e punëtorëve nga e kaluara të cilët ne i çmojmë, shprehim mirënjohjen e thellë dhe me besnikërinë ndaj tyre ecim drejtë të ardhmes së ndritshme” u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i heroinës Humolli, kryeministri Kurti, nderoi edhe vëllain e saj dëshmor, Mentorin, i cili u vra më 21 maj 1999, dhe këtë vit do të shënohet 25-vjetori i rënies si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, vetëm dy javë nga ditëlindja e saj Elfete Humolli, ende pa i mbushur 17 vjet, ra dëshmore e lirisë, e vrarë nga forcat armike serbe, në drejtim të demonstruesve që ishin bashkë me Elfeten duke demonstruar për lirinë e Kosovës, për çlirimin e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat