Rasti “Patroni”, avokati: Ministria nuk e ka zbatuar kushtin e njoftimit me kohë për lirim të hapësirës

Aktuale

Rasti “Patroni”, avokati: Ministria nuk e ka zbatuar kushtin e njoftimit me kohë për lirim të hapësirës

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 00:20
Naim Spahiu

Një pikë e pompës së derivateve “Patroni” Sh.P.K. është mbyllur sot me vendim të Ministrisë së Bujqësisë. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, avokati Naim Spahiu ka folur rreth kësaj çështjeje.

Ai ka thënë se ministria në fjalë nuk e ka zbatuar kontratën mbi qiranë që e kanë pasur, sipas tij, ata nuk janë njoftuar me kohë për lirim të hapësirës.

“Ministria ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën mbi qiranë që është edhe vullnet i ministrisë, por e ka edhe një kusht brenda kontratës që të paktën palët duhet të njoftohen për ndërprerje të saj 180 ditë e këtë nuk e ka zbatuar ministria”.

“Nuk është kontestuese vullneti i ministrisë për mos vazhdimin e kontratës sepse ne si “Patroni” bëjmë lirimin brenda afatit që neve na kërkohet sipas kontratës, këto i duam e jo me veprime të kundërligjshme me veprime që nuk i takojnë ministrisë që të bëjë lirimin, është kompetencë ekskluzive e gjykatave për lirim të pronave nuk mundet tash secili institucion të bëjë lirimin është një procedurë që duhet të ndiqet pranë gjykatave”.

“Ne për këtë arsye kemi ngritur dy padi njëkohësisht kundër këtij vendimi për lirim, e kemi iniciuar padinë për konfliktin administrativ dhe kemi kërkuar masë për shtyrje të ekzekutimit ndaj këtij vendimi. Kurse normal për këto veprime kemi kërkuar edhe padi për dëmshpërblim sepse “Patroni” Sh.P.K. është duke iu shkaktuar dëm material”, ka thënë Spahiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat