Deputeti Basha me akuzë të rëndë: Ka gazetarë nga Kosova që janë zënë duke marrë para nga Serbia

Aktuale

Deputeti Basha me akuzë të rëndë: Ka gazetarë nga Kosova që janë zënë duke marrë para nga Serbia

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 06:57
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha a hedhur akuza të rënda ndaj mediave.

Basha ka thënë se në vitin 2023 një gazetar nga Kosova është zënë duke marrë para nga Serbia.

Por, Basha nuk ka dhënë emra, duke u arsyetuar se nuk mund të tregojë pasi që është lajm i dhënë nga aleatët e Kosovës.

“Unë besoj që në Kosovë paguhen struktura kriminale, ato struktura kriminale nuk janë vetëm serbë, janë edhe shqiptarë. Ato struktura kriminale vijnë me zanate të ndryshme, duke përfshirë se ka edhe gazetarë. Unë kam informacion se ka gazetarë që e kanë zënë tu marrë pare në Beograd. Meqenëse unë nuk guxoj me dalë më thënë kush e ka dhënë lajmin është pak problematike meqenëse personat në fjalë nuk dalin me deklaru, as nuk e pohojnë as nuk e mohojnë. Në këtë vend ka gazetarë që paguhen prej Serbisë. Për më tepër e kemi konfirmim nga prej attre që i kanë zënë duke marrë parë prej Serbisë. Unë po të kallxoj prej miqve më të mëdhenj që i kemi na. Ka informacione se ka gazetarë që është kap në Beograd duke marrë pare. Në këtë vend ka gazetarë që paguhet prej Serbisë.”, tha ai.

Basha tha se ky është lajm që është konfirmuar nga inteligjencat e huaja.

“Unë mendoj që kanë me dalë hala për shkak se ne kemi me qenë në pushtet hala me luftu çdo njeri që e lufton këtë Republikë.”, tha ai.

Deputeti Basha tha se këtë lajm e ka marrë një koleg i tij dhe se është i dorës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat