Kurti në ASK: Përkushtim, energji e vullnet nevojitet për ta zhvilluar me sukses regjistrimin e popullsisë

Aktuale

Kurti në ASK: Përkushtim, energji e vullnet nevojitet për ta zhvilluar me sukses regjistrimin e popullsisë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vizitoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas një komunikate për medie, Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkëbiseduan me ushtruesin e detyrës Avni Kastrati dhe ekipin e drejtorëve të këtij institucioni.

“Rreth dy muaj na ndajnë nga nisja e regjistrimit të popullsisë. Statistikat e sakta janë të rëndësishme e të nevojshme për shtetin, për zhvillimin e vendit dhe targetimin e duhur të politikave e strategjive të Qeverisë.

Përkushtim i lartë, energji dhe vullnet nevojiten për ta planifikuar e zhvilluar me sukses regjistrimin e popullsisë, në mënyrë gjithëpërfshirëse e të qasshme për të gjithë qytetarët tanë, nga të gjitha komunitetet e në secilin lokalitet”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë ndaj ASK-së, në realizimin e procesit me standardet e kushtet teknike të nevojshme, duke ofruar dhe gatishmëri të plotë të ndihmojë sa i përket sfidave e nevojave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat