​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Aktuale

​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar për një patrullim sigurie përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

“Toga italiane e inxhinierëve ORF kryen një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në një postim në Facebook, krahas fotografive ku shihen pjesëtarët e KFOR-it duke patrulluar në terren.

KFOR-i ka thënë se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet më tej në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat