“E kemi ditur” – ish-ministri i Brendshëm: Organizata pranë policisë, ka qenë tërë kohën e monitoruar

Aktuale

“E kemi ditur” – ish-ministri i Brendshëm: Organizata pranë policisë, ka qenë tërë kohën e monitoruar

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 00:27
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gash

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se objekti i organizatës i cili është bastisur dy ditë më parë nga Policia e Kosovës, ishte tërë kohën i monitoruar edhe gjatë kohës kur ai drejtonte me këtë dikaster.

Ai në emisionin “Info Nata” tha se ky objekt aso kohe ishte dhënë në shfrytëzim nga misionet ndërkombëtare.

I pyetur se a paraqiste rrezik kjo organizatë për spiunazh, pasi që ishte në afërsi të objektit të policisë, Gashi tha se duhet pritur informacionet nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë.

“Po kemi pasur informacione për faktin që nga misionet ndërkombëtare i është dhënën hapësirë atij objekti, është bërë kërkesa që të lirohet objekti, mirëpo presioni ndërkombëtar kanë qenë i tillë në periudhën kur është dhënë në shfrytëzim ai objekt. Aktualisht në përpjekje se pronë e kujt është objekti nuk kemi pasur me arsyetimin se janë afër Policisë së Kosovës dhe është një zyrë që ofron shërbime në lidhje me shëndetin dhe për ata që kanë nevojë. Afërsia fizike e këtij objekti (organizatë) nuk ka paraqitur ndonjë rrezik pasi, ka qenë gjithë kohën në monitorim të Policisë së Kosovës. Duhet t’i presim informacionet nga prokuroria dhe organet e drejtësisë”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Policia e Kosovës ka bastisur dy ditë më parë një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se është përdorur pas pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambulantë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.

Ai theksoi se janë informuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat