Kurti i organizon ndejë lamtumire ambasadorit britanik, ia bën edhe një dhuratë

Aktuale

Kurti i organizon ndejë lamtumire ambasadorit britanik, ia bën edhe një dhuratë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:41
Kryeministri Kurti i ka organizuar një festë lamtumire ambasadorit britanik, Nicholas Abbott.

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti i ka organizuar një festë lamtumire ambasadorit britanik, Nicholas Abbott.

Ai në një postim të tij në Facebook, ka publikuar pamje nga kjo ndejë.

Ambasadori, i cili shpejt përfundon detyrën e tij në Kosovë, duket se ka marrë edhe një dhuratë me këngë të grupit “Asgjë sikur Dielli”.

“Shumë falenderime për kryeministrin Kurti dhe zyrën e tij që organizuan një ndejë lamtumire mbrëmjen e kaluar.

Faleminderit shumë edhe për dhuratën: Mezi pres të dëgjoj grupin “Asgjë sikur dielli” - ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat