‘Patriot i rrejshëm’, në veri shfaqen posterë kundër Milan Radojçiqit

Aktuale

‘Patriot i rrejshëm’, në veri shfaqen posterë kundër Milan Radojçiqit

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Në veri të vendit janë shfaqur disa postera kundër Milan Radojçiq.

Në fotot të cilat ka arritur t’i sigurojë Gazeta 10 shihet se në postera Radojçiq përshkruhet si patriot i rrejshëm e kriminel.

“Kush eshte Radojciq?

Image
Radojçiq

Patriot i rrejshëm

I dyshuar për vrasjen e shume serbeve në Kosovë

Image
Radojçiq

Pronar i narko laboratorëve

Kriminel, i cili ka keqpërdorur te rinjtë për ta pasuruar veten

Terrorist”, shkruhet në njërin nga posterat e vendosur në veri, raporton Gazeta 10.

Ndryshe, Radojçiq ishte përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pamjet e dronit e konfirmuan përfshirjen e tij. Edhe në këtë rast, ai ia doli t’i ikte në drejtim të Serbisë

Pas kthimit në Serbi, Radojiçiq e pranoi vet se morri pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.

Pas një intervistimi disa orësh, ai u lirua nga Gjykata e Lartë në Serbi.

Ndërkaq, shteti serb është duke refuzuar që ta ekstradoj atë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat