“Nata e tmerrit”, LVV kujton masakrën që e ndau Mitrovicën – kritikon KFOR-in francez dhe godet ish-pushtetarët!

Aktuale

“Nata e tmerrit”, LVV kujton masakrën që e ndau Mitrovicën – kritikon KFOR-in francez dhe godet ish-pushtetarët!

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar masakrën dhe dëbimin e ndodhur të shqiptarëve nga Mitrovica në datat 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.

Spastrimi etnik i veriut të Mitrovicës, sipas LVV-së ndodhin në sytë e pjesëtarëve francezë të KFOR-it, ku kësaj masakre i priu formacioni criminal ser “Rojat e Urës”.

Lëvizja Vetëvendosje, potencoi se përmes kësaj masakre dhe dëbimi të shqiptarëve, Serbia e kthehu demografinë në favor të saj.

Krahas kësaj, LVV ‘goditi’ edhe ish-pushtetarët dhe qasjen e tyre ndaj kësaj masakre, ku si rrjedhojë e saj edhe ndodhi ndarja e Mitrovicës.

“Kjo u arrit përmes këtij krimi makabër në sy të forcave të KFOR-it dhe u fashit përmes ish drejtuesve politikë të atyre viteve.

Frazat e thënë ato ditë se së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se Mitrovica nuk do të ndahen mbeten vetëm video. Realiteti e dërgoi diku tjetër. Plani i Ahtisaarit e formalizoi këtë ndarje që në thelb e ka një masakër dhe dëbimin masiv të shqiptarëve”, thuhej ndër të tjera në postimin e LVV-së, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

24 vjet nga 3 dhe 4 shkurti i vitit 2000, 24 vjet nga masakra dhe dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica

24 vite më parë, 8 muaj pas përfundimit të luftës, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës” filloi aksionin për spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës nga shqiptarët. Ngjarjet ndodhën para syve të pjesëtarëve francezë të KFOR-it.

10 shqiptarë u vranë. Më i riu 13 vjeç. Më e moshuara 65 vjeç. Mbi 100 të tjerë u torturuan e plagosën. 11,364 shqiptarë të pambrojtur u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mijëra shqiptarë ende nuk janë kthyer në shtëpitë dhe trojet e tyre.

Kjo masakër, ky dëbim i shqiptarëve civilë e të paarmatosur, nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës përmbysi demografinë aty në favor të asaj që kërkonte Serbia.

Ndarja e qytetit të Mitrovicës do të bëhej e mundur pas kësaj masakre dhe dëbimi duke krijuar artificialisht një gjoja shumicë serbe në pjesën veriore.

Kjo u arrit përmes këtij krimi makabër në sy të forcave të KFOR-it dhe u fashit përmes ish drejtuesve politikë të atyre viteve.

Frazat e thënë ato ditë se së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se Mitrovica nuk do të ndahen mbeten vetëm video. Realiteti e dërgoi diku tjetër. Plani i Ahtisaarit e formalizoi këtë ndarje që në thelb e ka një masakër dhe dëbimin masiv të shqiptarëve.

Për qytetarët shqiptarë që përjetuan dhe i mbijetuan masakrës duke humbur më të dashurit e tyre presin ende vendosjen e drejtësisë nga Prokuroria dhe Gjykatat në Kosovë.

Në vitin 2013, 13 vite pas masakrës së 3-4 shkurtit, mazhoranca e asaj kohe bashkë me disa nga partitë opozitare hartuan e miratuan ligjin për amnistinë e kriminelëve në veri të vendit tonë.

Atë botë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe deputetët kundërshtuan dhe rezistuan për të mos ta miratuar këtë akt të turpit. Për fat të keq ligji kaloi dhe amnistia ndodhi.

Sot, 24 vite pas masakrës së 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë, edhe pse gjendja në pjesën veriore ka ndryshuar me qeverisjen e re që ka vendosur ligjshmërinë, ka përndjekur e burgosur bandat dhe strukturat kriminale, ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, ka rindërtuar dhe mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 3 dhe 4 shkurti ende kërkon adresimin, ende kërkon vendosjen e drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! përkujton me nder dhe respekt të rënët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe vijon të jetë e përkushtuar që drejtësia për ta të gjejë dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat