​Parandalimi i krimit e kontrabandës, Sveçla vizitoi zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe Ujmanin

Aktuale

​Parandalimi i krimit e kontrabandës, Sveçla vizitoi zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe Ujmanin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Departamentit Kufitar Fehmi Xhata, vizituan sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave.

Përveç tjerash, vizita vjen edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat