Çfarë parashikon bota serbe? Ramabaja: Kryetarët e 3 parlamenteve nënshkruan…

Aktuale

Çfarë parashikon bota serbe? Ramabaja: Kryetarët e 3 parlamenteve nënshkruan…

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Sadri Rambaja

Analisti Sadri Rambaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, bota serbe kërkon ende idenë e Serbisë së madhe e cila është një doktrinë e ngritur që prej kohës së kryeministrit të parë në Serbi. Sipas Ramabasë tezat e pakta për një Serbi të madhe janë hedhur nga një polak, i cili synonte krijimin e një bote sllave, e më pas këto teza janë modifikuar në shërbim të shtetit serb.

“Platforma gradualisht po ngrihet në doktrinë politike në botën serbe. Ajo ka filluar të realizohet, Në dhjetorin e vitit të kaluar, kryetarët e tre parlamenteve, i parlamentit serb, i parlamentit të republikës serbe në Bosnjë dhe parlamenti i Malit të Zi dhe nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në Beograd me 7 pika ku angazhohen për ecjen tutje në realizimin e kësaj platforme.

Bota serbe nuk është asgjë tjetër përveçse zëvendëson tezën e luftës së dytë botërore për idenë e Serbisë së madhe, të parashtruara në momentet e para të doktrinës serbe që nga koha e kryeministrit të parë të Serbisë. E vërteta është se si tekst është shkruar nga një polak që i shërbente krijimit të një bote sllave.

Gjithashtu një tezë të ngjashme e ka shkruar edhe shkrimtari me famë botërore Ivo Andriç, i cili ka parashikuar edhe mënyrën se si do të asimiloheshin shqiptarët. Ky projekt thuajse është zbatuar me përpikmëri”,-tha Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat