ATK-ja monitorohet nga KPMShCK, gjenden plotë shkelje të ligjit në vendet e punës

Aktuale

ATK-ja monitorohet nga KPMShCK, gjenden plotë shkelje të ligjit në vendet e punës

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 16:18
ATK

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka gjetur një sërë shkeljesh ligjore në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës. Më saktë, në procesin e ristrukturimit , të cilin e ka filluar në vitin 2022. 

Bazuar në raportin e Monitorimit të Jashtëzakonshëm të KPMSHCK-së të cilin e ka siguruar Insajderi, kuptohet se procesi i përcaktimit të brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës nuk është realizuar në harmoni me ligjet në fuqi.

Janë evidentuar dhjetëra shkleje të Ligjit për Zyrtarët Publikë, ligjit për procedurën e Përgjithshme Administrative si dhe Rrregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të Punës në ATK.

Fillimisht në adresë të KPMShCk-së ishin adresuar një numër i konsiderueshëm i ankesave të nëpunësit civil në ATK.

Sipas këshillit tri raportet e Komisionit të Ristrukturimit bien ndesh me ligjet në fuqi dhe rregulloren aktuale.

Si rrjedhojë, KPMShCK e ka rikthyer në pikën zero thuajse gjithë procesin e ristrukturimit të ATK-së.

Këshilli nxjerr katër rekomandime

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës përmes këtyre katër rekomandimeve pretendon rikthimin e ligjshmërisë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në raportimin e monitorimit të jashtëzakonshëm ndaj ATK-së, ceken shkeljet që janë bërë në procesin e sistemimit për nëpunësit civil nga pozitat drejtuese.

Përmes rekomandimit të parë, rekomandohet që fillimisht të rregullohet statusi i pozitës së zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm: Bashkim Shala, Hamdi Hoxha, Nahit Sharku, dhe Hamit Mulaj duke pasur për bazë Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Tek rekomandimi i dytë thuhet “Komisioni i Ristrukturimit bazuar në autorizimet e dhënë sipas nenit…për zyrtarët Publikë, rekomandohet që në pajtim me pikëpamjet juridike të dhëna në këtë raport, në ri-procedurë të përgatis raport të ri lidhur me sistemin e nëpunëseve civil”.

Sistemimi i nëpunëseve civil në pozita profesionale

Tutje, raporti thekson nevoje e sistemimit të nëpunëseve civil në pozita profesionale. Këshilli edhe në këtë pikë vlerëson se janë kryer shkelje të mëdha ligjore.

Si rrjedhojë, rekomandon që Komisioni i Ristrukturimit të përgatisë raport të ri lidhur me sistemin e nëpunëseve civil.

Inspektoret tatimor

Tek pjesa e fundit e raportit, këshilli ka konstatuar shkelje ligjore në pjesën e ristrukturimit, më saktë tek pjesë për inspektor tatimor.

“Duke ju referuar raportit me numër KR/ATK-09/2022 të datës 07.12.2022, Këshilli ka gjetur se, nga numri i përgjithshëm i nëpunësve civil, të cilët ushtronin pozitën e inspektorit, komisioni i ristrukturimit disa prej tyre i ka propozuar për transferim në pozitën e inspektorit të lartë tatimor- kategori profesionale 1, ndërsa disa të tjerë në pozitën e inspektorit të mesëm tatimor-kategori profesionale -2.”, thuhet në raport.

Si përfundim këshilli rekomandon komisionin që të përgatisë raport të ri lidhur me sistemimin e nëpunëseve civil.

Këshilli, nga analizimi i raportorëve të komisionit të ristrukturimit, përveç të gjeturave si më lartë, thuhet se nuk ka vërejtur shkelje të tjera në këtë proces të ristrukturimit e që ndërlidhen me ankesat e parashtruara në KPMCShK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat