Rama shkarkon Donjeta Sahatçiun, emëron Jehona Lushaku – Sadriun

Aktuale

Rama shkarkon Donjeta Sahatçiun, emëron Jehona Lushaku – Sadriun

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 18:16
Donjeta Sahatçiu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkarkuar nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit, Donjeta Sahatçiun.

Ai tha se ky vendim u morr për shkak  të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit.

Në vend të saj, Rama ka emëruar profesoreshën universitare, Jehona Lushaku – Sadriun.

Kështu ka bërë të ditur vet kryetari përmes një postimi në Facebook.

“Në anën tjetër, kemi ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Nënkryetarja znjsh. Donjeta Sahatçiu. Ky projekt, siç e dini ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që të përmirësoj e modernizoj institucionet e Kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit”.

“Dr. Jehona Lushaku – Sadriu, e kam emëruar Nënkryetare të Kryeqytetit dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Lushaku – Sadriu është profesoreshë e mirënjohur universitare me arritje të shumta profesionale”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat