Policia konfirmon dhe jep detaje rreth sulmit fizik në Spitalin e Pejës

Aktuale

Policia konfirmon dhe jep detaje rreth sulmit fizik në Spitalin e Pejës

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Asamblisti i AAK-së në Pejë, Labinot Panxhaj, e ka sulmuar sot fizikisht teknikun e IT-së në Spitalin e Pejës, Ylli Agushollin, ka mësuar Klan Kosova nga burime e saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar që në orët e mëngjesit ka ndodhur një sulm fizik në Spitalin e Pejës.

Ai ka thënë që i dyshuari L.P, është shoqëruar për invervistim dhe prokurori e ka cilësuar rastin si “lëndim të lehtë trupor”, dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat