Qerkini: Specialja i përgjoi edhe dëshmitarët e privilegjuar, bashkëshortet dhe vëllezërit e të akuzuarve

Aktuale

Qerkini: Specialja i përgjoi edhe dëshmitarët e privilegjuar, bashkëshortet dhe vëllezërit e të akuzuarve

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 07:05
Avokati, Artan Qerkini

Avokati, Artan Qerkini ka ngritur shqetësim sesi Prokuroria e Gjykatë Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar.

Sipas tij në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se të njëjtit, ata lirohen nga përgjegjësia.

”Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Është një çështje delikate”.

”Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar. Psh. Bashkëshortja është dëshmitare e privilegjuar. Si ka mundësi që dikush të jetë dëshmitar i priviligjuar, e ti ta përgjosh dëshmitarin e privilegjuar”.

”Nëse bashkëshorti/ja, vëllau është dëshmitar i priviligjuar, lirohet nga përgjegjësia. Si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për me e vazhdu paraburgimin, për me ia vazhdu pozitën procedural të pandehurit në procedurë”.

”Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllau me dëshmu për vëllaun, bashkëshortja për bashkëshortin. Nëse ai është dëshmitar i privilegjuar si ka mundësi me u përgju”.

Pyetja: Janë përgjuar edhe bisedat me bashkëshorten edhe vëllaun?

”Po. Që të gjitha. Askush nuk paralajmëron se përgjohesh. Mirëpo e kam fjalën se nuk ka mundësi të përdoren për çështje procedurale bisedat e prëgjuara mes të akuzuarit dhe dëshmitarit të privilegjuar”.

”Nuk e di a e ka ngrit këtë çështje mbrojtja, por kish qenë mirë me e ngrit dhe me marrë një përgjigjie nga gjykata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat