“Asociacioni duhet të shoqërohet me njohjen e Kosovës, nuk duhet të ndryshojë arkitekturën e shtetit”, Ardit Bido: Ja ku gaboi Prishtina

Aktuale

“Asociacioni duhet të shoqërohet me njohjen e Kosovës, nuk duhet të ndryshojë arkitekturën e shtetit”, Ardit Bido: Ja ku gaboi Prishtina

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:29
Ardit Bido

Profesori i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Bido u shpreh se qeveria e Kosovës mund të kritikohet për arsyen se nuk ka paraqitur një draft-statut se si ajo e mendon krijimin e Asociacionit, si edhe pse nuk përdori rastin e Banjskës për të forcuar pozitat ndaj Serbisë me ndërkombëtarët.

Sipas tij parimet për krijimin e Asocioacionit, janë dy. Krijimi i këtij të fundit duhet të shoqërohet me njohjen e Kosovës nga shtetet e BE që nuk e njohin ende, si edhe të mos cenohet arkitektura e e shtetit të Kosovës.

“Ne mund të kritikojmë faktin se nga Kosova nuk është paraqitur asnjë draft-statut, qoftë jo publikisht. Qeveria e Kosovës nuk e ka paraqitur një draft të Asociacionit sic e mendon te partnerët. duhet të shfrytëzohej rasti i Banjskës dhe pala e Kosovës të ndërhynte duka maksimalizuar pikën më të dobët të Serbisë me aleatët.

Asociacioni duhet të shkojë në një linjë me njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE. Duhet të vendosen disa parime. Asociacioni të mos ndikojë dhe të mos dëmtojë arkitekturën e shtetit të Kosovës.

Shkollat serbe në Kosovë sot në Graçanicë sot janë me simbolet serbe dhe shkollat përkatëse ndjekin një sistem tjetër nga shkollat publike të Kosovës. Shkollat mundet të jenë pjesë apo jo e Asociacionit, por te kurrikula nuk duhet të ketë vendimmarrje të njëanshme qoftë nga serbët apo nga Serbia.

Parimet janë dy, Asociacioni të shoqërohet me njohjen, duke përmbyllur procesin e çështjes së Kosovës dhe e dyta, që Asociacioni nuk ndryshon arkitekturën e Kosovës”, u shpreh ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat