Zeqiri: 10 dorëheqje të policëve në janar, alarmante ikja e profesionistëve të dëshmuar

Aktuale

Zeqiri: 10 dorëheqje të policëve në janar, alarmante ikja e profesionistëve të dëshmuar

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Imer Zeqiri

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri ka folur lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se është alarmante që një institucioni të sigurisë po i ikin profesionistë të dëshmuar në punë.

Zeqiri njofton se vetëm në muajin janar në Kosovë janë dorëhequr 10 policë, ndërsa që nga themelimi një vendim të tillë e kanë marrë rreth 2300.

“Sa për këtë fillimvit kemi 10 dorëheqje vullnetare, përndryshe shumica e dorëheqjeve janë për shkak të kushteve. Këto dorëheqje janë mesatare edhe e viteve të kaluara, vitin e kaluar kemi pas rreth 100 dorëheqje. Është alarmante dhe i vetmi parandalim është plotësimi i kushteve dhe mirëqenies së policisë së Kosovës. Pse është alarmante? Sepse jemi institucion i sigurisë dhe të gjithë ata që po japin dorëheqje janë profesionist dhe janë të dëshmuar me punën e tyre dhe me rezultate. Prandaj ne po dëmtohemi. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës kemi rreth 2300 dorëheqje”, është shprehur ai.

Më tej ai ka njoftuar se me ligjin e ri, të gjitha kategorive të njësive policore i është zbritur pagesa e rrezikshmërisë.

“Zbritje të rrezikshmërisë ka pasur në të gjitha kategoritë e njësive policore. Zyrtari policor patrullues, njësia intervenuese, njësia e trafikut para implementimit të ligjit kanë pranuar 140 euro shtesë për rrezikshmëri tash me ligjin e ri pranojnë 60 euro. Hetimet kanë pranuar 180 euro tani kanë 75 euro, njësia special intervenuese ka 150 kurse ka pasur 315”, ka shtuar ai.

Zeqiri gjithashtu tregon se policët shpesh herë kanë mungesë të rrobave, madje pjesëtarët e policisë që punojnë me rroba civile ai thotë se nuk janë pajisur që 6 vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat