11 vdekje në vendin e punës gjatë 2023-tës

Aktuale

11 vdekje në vendin e punës gjatë 2023-tës

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Mohimi i pushimeve vjetore, mospagesa për orët jashtë orarit, ndërprerjet e kontratave, kushtet e punës, janë disa nga sfidat që punëtorët e sektorit privat përballen më së shumti.

Kështu kanë bërë të ditur nga Inspektorati i Punës.

“Numri më i madh i ankesave adresuar në IQP ka të bëjë me pretendimet se ju mohohen të drejtat si për pushimet vjetore, moskompensimi i orëve jashtë orarit të rregullt të punës, gjatë fundjavës, ditëve të festave zyrtare, pushimit të lehonisë, kushteve të punës, ndërprerjet e kontratave të punës etj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga Inspektorati i Punës kanë thënë se vetëm në vitin e kaluar kanë vdekur 11 persona në vendin e punës.

Më së shumti, këto aksidente kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.

“Gjatë vitit 2023 kemi të evidentuara 11 raste të vdekjeve në vendin e punës, ndërsa gjatë muajit janar nuk kemi pasur aksidente me fatalitet. Ndërtimtaria është sektori që më së shumti kemi pasur aksidente në vendin e punës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat