“I gjori Bilall”, Nexhmedin Spahiu “sulmon” Sherifin e Nismës: E tmerrshme sa e padijshme klasa jonë politike

Aktuale

“I gjori Bilall”, Nexhmedin Spahiu “sulmon” Sherifin e Nismës: E tmerrshme sa e padijshme klasa jonë politike

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka reaguar kundër Bilall Sherifit nga Nisma Socialdemokrate.

Në një postim në Facebook, Spahiu ka thënë se dija e Sherifit për historinë është në nivel mjerues, përcjell Bota sot.

“E tmerrshme sa e padijshme është klasa jonë politike. Dëgjova Bilall Sherifin tek Arben Ahmeti, politikan që jep përshtypjen të jetë njëri ndër më të diturit e klasës politike. Dija e tij për historinë ishte në nivel mjerues.

Edhe pse pjesërisht e sulmonte shokun Enver Hoxha, kishte gëlltitur të gjitha gënjeshtrat e tij. Sa e sa libra nga autorë kredibilë, vendorë e të huaj, janë botuar në 30 vitet e fundit që japin një pasqyrë reale për kohën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe i gjori Bilall nuk e kishte parë të arsyeshme të lexonte asnjë nga ato”, ka shkruar analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat