Murati: S’lejuam që 117 milionë dinarë të futen pa autorizim në Kosovë

Aktuale

Murati: S’lejuam që 117 milionë dinarë të futen pa autorizim në Kosovë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 17:41
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot është tentuar që në Kosovë të futen 117 milionë dinarë në para të gatshme, por që diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së autorizimit të duhur.

Murati ka shkruar në rrjetin social X se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë për bashkëpunim në lehtësimin e transferimit së çdo ndihme për familjet serbe në Kosovë.

“Çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë. Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë. Në vend të kësaj, njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuar kanë tentuar sot të kalojnë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme. Ata nuk u lejuan pa pasur autorizimin e duhur”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka theksuar se futjen e dinarit serb paligjshëm “s’e lejon asnjë vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat