Ekspertët e sigurisë: Të nevojshme pikat e kontrollit policor në kufirin me Serbinë

Aktuale

Ekspertët e sigurisë: Të nevojshme pikat e kontrollit policor në kufirin me Serbinë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 22:26
Ilustrim

Ura që lidhë fshatin Bërnjak të Kosovës dhe Vitkovicë të Serbisë, mbetet ndër nyjet kyçe që lidh dy shtete që problemet mes tyre duket se i kanë larg për t’i zgjidhur.

Qarkullimin e lirshëm e pa kontrolle në këtë zonë, u raportuar ditë më parë.

E po ashtu në pah doli edhe mungesa e kontrolleve.

Ajo çfarë ra në sy ishte fakti që në këtë zonë menjëherë pas raportimit doli Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Nga aty siguruan që Policia e Kosovës do të vazhdojë punën e saj për ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës.

Nga Policia e Kosovës, nuk kanë treguar nëse po bëhen patrullime në këtë zonë nga policia kufitare apo njësi të tjera.

Gjithsesi nga njohës të çështjeve të sigurisë në vend po konsiderohet që aty duhet të ketë vazhdimisht patrullim madje edhe pika statike.

“Që të gjitha rrugët që lidhin shtetin e Kosovës me shtetin e Serbisë veçanërisht në pjesën veriore duhet të ketë kontrolle policore dhe kontrolle sistematike të Policisë së vendit dhe forcave tjera të sigurisë marrë parasysh që nga ajo pjesë atje kanë ndodhë edhe sulme terroriste siç ka qenë rasti i Banjskës”, ka thënë Selam Shkodra.

E analizim e veprim urgjent po kërkon njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.

“Meqë në kronikën tuaj ne pamë lëvizje të njerëzve dhe të mallrave dhe nuk pamë kontroll nga asnjëra anë e kufirit, do të duhej të behej urgjent një analizim i situatës dhe konkretisht i kësaj pjese meqë ka një urë të kalueshme lehtë dhe pastaj Policia e Kosovës, konkretisht Policia kufitare të vendosë për mënyrën e kontrollit të saj”, ka deklaruar Valdet Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat