Kjo është gjyqtarja e Gjykatës në Prizren që u kërcënua nga personi që e kishte dënuar

Aktuale

Kjo është gjyqtarja e Gjykatës në Prizren që u kërcënua nga personi që e kishte dënuar

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:38
Vjollca Buzhala

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vjollca Buzhala është kanosur së fundmi nga një person dhe motivi lidhet me punën e saj dhe gjykimin në një rast të mëhershëm. I dyshuari që e kërcënoi gjyqtaren tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor.

Siç merr vesh media, gjyqtarja Vjollca Buzhala, njëherit gruaja e prokurorit Ramiz Buzhala, e ka denoncuar rastin në Polici lidhur me kanosjen e të dyshuarit, përmes rrjeteve sociale.

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, personi që po dyshohet se e ka kërcënuar Buzhalën, kohë më parë është gjykuar dhe dënuar nga gjyqtarja për një rast për të cilin akuzohej dhe ky dyshohet të jetë motivi.

Denoncimi i saj ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij dhe e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat