Lajçi: Diskutimi në Këshillin e Sigurimit e dëmton imazhin e Kosovës

Aktuale

Lajçi: Diskutimi në Këshillin e Sigurimit e dëmton imazhin e Kosovës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 19:12
Driton Lajç

Njohësi i çështjeve politike në vend, Driton Lajçi, ka thënë se diskutimi për çështjen e Kosovës në Këshill të Sigurimit më shumë i shkon përshtati Serbisë.

Ai tha se në Këshill të Sigurimit diskuohet vetëm për vendet që cilësohen si vatra krize.

Sipas tij Kosovës nuk i përshtatet diskutimi ku cilësohet si “temë e pazgjidhur”.

“Mbledhjet e KS për Kosovën kur thirren të kësaj natyre Kosova nuk është në pozicion të favorshëm. Qëndrimi i ShBA, Britanisë dhe Francës, që për ato raportet 6 mujore të ketë sa më pak. Në momentin që je në agjendë ti je temë globale, më mirë me pas Kosovë në OKB se në Këshill të Sigurimit, sepse je temë e pazgjidhur. Nëse e shihni agjendën, është Siria, Ukraina, Jordania, kjo e dëmton imazhin e Kosovës, sepse je temë e pazgjidhur dhe Kosova përmendet si vatër krize”, tha ai.

Sa i përket imazhit, sipas tij kjo është një fitore e Serbisë sepse përpiqet ta paraqes Kosovën si vatër krize.

Por ai ka theksuar se “e vërteta e Kosovës nuk mund të shihet përmes syve të Beogradit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë sonte në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë.

Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat