Szunyog: Ne jemi të gatshëm t’i largojmë masat, por presim nga Kosova të bëjë...

Aktuale

Szunyog: Ne jemi të gatshëm t’i largojmë masat, por presim nga Kosova të bëjë...

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:41
Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se janë të gatshëm t’i largojnë masat, por që presin nga Kosova të bëjë më shumë.

Ambasadori numëroi tri çështje, mbi të cilat presin progres më të madh.

“Ne, mendoj 27 vendet anëtare, u pajtuam për tekst specifik, me kërkesa specifike për Serbinë dhe për Kosovën. Ne pritem Kosovën për katër javë për të përmbushur ato kërkesa specifike. Fatkeqësisht nuk kishte reagim, dhe në fund të qershorit, pas katër javëve ne vendosëm të sjellim masat. Përsëri, ne çmojmë hapa të caktuar të bërë nga Kosova pas 29 qershorit dhe disa hapa të themi në lidhje me praninë e policisë në ndërtesat komunale, gjithashtu është edhe udhëzimi administrativ për thirrjen e zgjedhjeve dhe janë disa hapa të tjerë, por përsëri vendet anëtare diskutuar çështjen më 12 dhjetor dhe u pajtuar me tekstin që është shumë i qartë. Ne jemi të gatshëm të largojmë masat, por presim nga Kosova të bëjë më shumë”, deklaroi ai.

Sipas Szunyog, Kosova duhet të bëjë progres në de-përshkallëzimin e situatës në veri, zgjedhjet të parakohshme atje, si dhe përmbushjen e marrëveshje të arritura në Bruksel e Ohër.

“Janë tri hapësira ku presim progres më të madh. Nën një është de-përshkallëzimi, prania e policisë pranë ndërtesave komunale. Çështja e dytë, kryetarët e komunave, zgjedhje të parakohshme… çështja e fundit, e treta, është angazhimi serioz i Kosovës në dialog, përmbushja e marrëveshjeve nga 27 shkurti dhe 18 marsi, aneksi i Ohrit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat