Sllovenia e shqetësuar për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Aktuale

Sllovenia e shqetësuar për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:59
Pamje nga veriu i Kosovës

Përfaqësuesja e Sllovenisë ka shprehur shqetësimin për sulmin ndaj trupave të KFOR-it nga protestuesit serbë në veri, duke thënë se Kosova e Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që nxisin dhunë.

Ajo ka thënë të enjten në OKB se palët duhet të punojnë bashkë.

“Ftoj palët të mos ndërmarrin veprime që do të ndikojnë në rrezikimin e raporteve. Disa brenga të avancimit të ngadaltë me raportin e sulmit në Banjskë dhe dhuna ndaj stafit të KFOR-it është e papranueshme. Serbia e Kosova mund të punojnë bashkë”, ka thënë Sllovenia.

Ky shtet e ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e targave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat