Kryeziu: Kosova mori shuplaka diplomatike në Këshill të Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Kryeziu: Kosova mori shuplaka diplomatike në Këshill të Sigurimit të OKB-së

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se në mbledhjen e mbrëmshme të këshillit të Sigurimit të OKB-së Kosova ka marrë disa shuplaka diplomatike.

Duke e komentuar këtë mbledhje, Kryeziu ka vlerësuar se këto shuplaka kryeministri Albin Kurti i ka marrë nga aleatët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kryeministri Kurti po mendon për vota e jo për interesa shtetërore.

“Qeveria e cila çdo veprim, përfshirë atë shtetëror dhe diplomatik, e ka të ndërtuar mbi përfitimin politik dhe fuqizimin e radhëve të partizanëve, është mëse e dëmshme për interesin kombëtar. Kosova sot po merr disa shuplaka diplomatike nga partnerët e saj ndërkombëtarë dhe shtetet demokratike, në Këshillin e Sigurimit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat