Pas ndalimit të dinarit serb, ambasadori gjerman kërkon 4 muaj fushatë

Aktuale

Pas ndalimit të dinarit serb, ambasadori gjerman kërkon 4 muaj fushatë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 18:34
Tomas Szunyog

Shqetësimet e qytetarëve po i marrin seriozisht.

Faktori ndërkombëtar vazhdon të këmbëngul në shtyrjen e vendimit të BQK-së për dinarin serb.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kërkoi nga Qeveria e Kosovës, periudhë më të gjatë, teksa nënvizoi rëndësinë e informimit të komunitetit serb për këtë vendim.

“Ne përsëri dua të nënvizojë diçka të rëndësishme. Ne nuk po kritikojmë autoritetin e BQK-së e as vetë rregulloren, ne vetëm po kërkojmë një periudhë më të gjatë substanciale për tranzicion, një lloj kampanje komunikuese. Shembull kur ishte marr vendimi për liberalizmin e vizave të hynte në fuqi më 1 janar ne, si dhe qeveria, filluam kampanjën informuese në shtator. Ka mijëra njerëz që janë të varur me paga përfitime sociale e pensionale nga Serbia”, tha Szunyog.

Pas kësaj interviste, me kërkesën e Szunyog-ut, u pajtua edhe homologu i tij gjerman në Kosovë, Jorhn Rohde.

Ambasadori i BE-së tha se hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit serb në Kosovës, ka nxitur nervozizëm e paqartësi tek njerëzit që janë prekur nga ky vendim, teksa vlerësoi se nuk mund të ketë tensione në katër komunat veriore.

“Ne nuk kemi ndonjë informatë apo shenjë për ndonjë rrezik specifik të ngjashëm si në Banjskë, por qartazi ne ndiejmë, dhe kemi informata për shtimin e paqartësive, për shtimin e pyetjeve , nervozizëm tek njerëzit qa janë prekur nga ky vendim rreth valutës. Por edhe në përgjithësi nga mungesa e progresit dhe mosimplemnetimit të marrëveshjeve të kaluara të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit”, tha ai.

E një ditë pas paraqitjes në Këshillin e Sigurisë në OKB, kryeministri Albin Kurti, në një cicërim në rrjetin social “X”, tha se periudha e tranzicionit do të shkon e qetë.

“Fjalimi im në KS të OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, tha Kurti.

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: [email protected]”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat