“Shqiptarët në Serbi të diskriminuar”, Mustafi: Shqipëria të krijojë fond të posaçëm

Aktuale

“Shqiptarët në Serbi të diskriminuar”, Mustafi: Shqipëria të krijojë fond të posaçëm

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:45
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi

Qeveria e Republikës së Serbisë, me konkretisht Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës për vitin 2024.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që ashtu siç është e shkruar në Kushtetutë, të kujdeset për shqiptarët jashtë trojeve duke krijuar një fond të posaçëm për shqiptarët e Luginës.

“Ne konsiderojmë që Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përkujdeset, në bazë të kushtetutës, dhe të përmbushë nevojat për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë trojeve, në veçanti ata të Preshevës, që janë të diskriminuar. Shqipëria në anën tjetër duhet të krijojë fondin e nevojshëm, siç ka krijuar republika e  Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës”,  tha Mustafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat