Vuçiq tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet Xhaferi

Aktuale

Vuçiq tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet Xhaferi

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Talat Xhaferi

Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcjellni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për mediat amerikane foli për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa tha se ai po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas Vuçiqit, Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim të madh nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiqi ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat