Vrau kolegun e punës, ngritet aktakuzë ndaj Isuf Zogajt

Aktuale

Vrau kolegun e punës, ngritet aktakuzë ndaj Isuf Zogajt

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Isuf Zogaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Isuf Zogaj, për veprën penale “Vrasja’’ nga neni 172 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së,.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Isuf Zogaj me datën 20.09.2023 në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Avni Basha në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtie pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici.

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Isuf Zogaj gjerë me dt.20.09.2023, në fshatin Bellanicë – Komuna e Malishevës, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat