Ibishi: Zërat e protestës së sotme në veri, të dirigjuara nga Lista Serbe

Aktuale

Ibishi: Zërat e protestës së sotme në veri, të dirigjuara nga Lista Serbe

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Nuredin Ibishi

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se pas protestës në veri, qëndron Lista Serbe.

Sipas Ibishit, zërat e protestës së sotme atje, vijnë nga ata që janë të dirigjuar nga Lista Serbe dhe ata që stresohen se mos po humbin benefitet që i kanë gëzuar.

“Kjo valutë duhet të kuptohet që nuk është e Kurtit, është evropiane e përvetësuar në Kosovë dhe detyrimisht me Kushtetutë do ta bëjmë atë. Zërat e protestës vijnë nga ata që janë të dirigjuar nga Lista Serbska dhe ata që e shohin stresuese këtë mundësi se mos po humbin benefitet që i kanë gëzuar. Shumica e këtyre ndihmave nga Serbia kanë qenë të destinuara për veprime destruktive në Kosovë”, është shprehur ai.

Më tej, Ibishi ka thënë se pas kësaj protestë situata e përgjithshme në veri pritet të jetë e qetë, ani pse Beogradi mund të tentojë të bojkotojë implementimin e rregullores së BQK-së.

“Mendoj që do të jetë e qetë, përkundër asaj që Lista Serbe e shtyrë nga Beogradi, Vuqici do të tentoj që në forma të ndryshme të bojkotojë implementimin e rregullores së BQK-së. Mendoj që institucionet tona duhet të vazhdojnë me atë që kanë premtuar këtë fazë tranzicioni duke u mundësuar qytetarëve të komunitetit serb që t’i marrin pagat duke referuar asaj që do t’i hapin xhirollogaritë. Qeveria është dashtë më herët të dal më një pakoi të tillë. Koha ishte shumë e shkurt”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 1.800 qytetarë, përfshirë edhe ata që kanë ardhur nga rajone të ndryshme në mënyrë të organizuar me autobus e vetura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat