Buxhovi godet ish-kryeministrat: Historia do ta tregojë se kanë qenë të korruptuar

Aktuale

Buxhovi godet ish-kryeministrat: Historia do ta tregojë se kanë qenë të korruptuar

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se ish–kryeministrat e Kosovës janë të përfshirë në afera korruptive që dëmtuan Kosovën

Buxhovi në emisionin “Politiko” ka thënë se kryeministrta e Kosovës në 16 vitet e fundit nuk kanë qenë në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës.

“Në një vlerësim tash mund të flitet për 16 vjet të kryeministrave të Kosovës, nuk kanë qenë në përputhje në konceptin që shteti i Kosovës të kthehet në një shtet i cili është një shtet i qytetarëve të lirë k u ka bazë demokracinë e zhvillimin ekonomik”, ka thënë Buxhovi

Sipas tij, shumë prej tyre janë fajtorë, sepse interesin e shtetit e kanë kthyer në interes privat.

“Kanë arrit që shumë institucione të shtetit t’i korruptojnë, ti kthejnë për interesa të veta. Historia do të tregoj së gjithë këta kryeministra që u përmendën janë përfshi në afera korruptive në afera të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës. Direkt apo indirekt kanë ndikuar që katër shtyllat e shtetit të kosovës siç janë gjyqësori, ekonomia, shëndetësia si dhe kultura e arsimi të degradojnë”, ka thënë Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat