“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

Aktuale

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 22:38
Protesta

Mbrojtja popullore në katër komunat veriore të Kosovës ka shpërndarë disa fletushka në të cilën bëhet thirrje për kundërshtim ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas disa fletushkave të siguruara nga Tëvë1, në këto fletushka janë vendosur disa udhëzime se di duhet të veprohet kur të shihet policia e Kosovës, të cilës ata iu kanë referuar si ‘Policia e Kurtit’.

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)

2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit

Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.

4. Udhëzim për bërjen e koktellit

Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.

5. Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon

Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Image
Udhëzimet në gjuhën serbe
Image
Udhëzimet në gjuhën serbe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat