Vranica: Kjo është paga mesatare në gastronomi

Aktuale

Vranica: Kjo është paga mesatare në gastronomi

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 09:57
Arian Vranica

Paga mesatare në gastronomi është 350 euro, por aspak e mjaftueshme krahas inflacionit.

Kështu deklaroi Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve.

Ai ka kërkuar që Qeveria t’i subvencionojë bizneset.

“350 euro është paga mesatare, ka një rritje, por duhet ta kemi parasysh që niveli i inflacionit është shumë i lartë, produktet esenciale janë shtrenjtë përkundrazi pagat që janë rritë nuk mjaftojnë. Duhet shteti t’i shfrytëzoj mekanizmat e tij me inspektorin e punës, tregut të bëjë masa të caktuara ekonomike me i subvencionu bizneset, nuk ka asnjë hap nuk ka strategji të mirëfilltë”, deklaroi Vranica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat