​Themelorja e dënon me dy vite burgim të akuzuarin për marrje të ryshfetit

Aktuale

​Themelorja e dënon me dy vite burgim të akuzuarin për marrje të ryshfetit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vite burgim të akuzuarin L.L për shkak të shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”.

Themelorja njoftoi se në këtë dënim të shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, prej datës 30.06.2021 deri më datë 22.11.202, si dhe Dënim me Gjobë në shumë prej pesë mijë (5000) euro.

Të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 30 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykim.

Gjykata githashtu shqiptoi dënim plotësues - Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratë publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite, dënimi plotësues zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat