Gashi: Fletushkat e shpërndara në veri janë mesazhe të BIA-s

Aktuale

Gashi: Fletushkat e shpërndara në veri janë mesazhe të BIA-s

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:40
Milazim Gashi

Mbrojtja popullore në katër komunat veriore të Kosovës ka shpërndarë gjatë ditës së djeshme disa fletushka në të cilën bëhej thirrje për kundërshtim ndaj Policisë së Kosovës.

E për këtë çështje ish-zëvendësministri për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi ka thënë se fletushkat e shpërndara ishin mesazhe nga BIA serbe.

Gashi tha se BIA gjithmonë ka provokuar me mekanizmat e veta, por që sipas tij, NATO dhe KFOR nuk do të lejojnë eskalim të situatës në veri.

“Këto janë mesazhe të BIA-s, Serbia gjithmonë me kësi fletushka ka provoku elementin brenda Kosovës edhe para lufte në Kosovë. Ne e dimë si funksionon BIA me elemente të veta, mekanizmat e veta, ashtu siç i shtrinë. Por gjeostrategjia në veri ka ndryshu, për shkak se ne e kemi edhe KFOR-in aty dhe intelegjencën e NATO-s, nuk do të lejojnë asnjë eskalim të çfarëdo situate, të çfarëdo plani ose çfarëdo matematike të ndonjë akteri që mund të  destabilizojë Kosovën”, tha ai.

Derisa theksoi se është e pamundur që vendi të kalojë në një fazë destabiliteti, për shkak që sipas Gashit, kjo do të ishte një goditje e rëndë për jetesën e serbëve në Kosovë.

“Është e pamundur më që Kosova të kalojë me një destabilitet. Mund të ketë ndryshime qeveritare, zgjedhje komunale, por faktikisht komuniteti që jeton në veri janë të vetëdijesumë për shkak që çdo dhunë që e shfaqin brenda zonës që jetojnë, për ta është një goditje e rëndë për të jetuar në Kosovë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat