Miratohet nisma për njohjen dhe konvertimin e patent-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Aktuale

Miratohet nisma për njohjen dhe konvertimin e patent-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:39
Qeveria e Kosovës

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e një memorandumi të mirëkuptimit.

Nisma lidhet me “njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.

Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar votuan unanimisht për miratimin e kësaj nisme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat