Visar Ymeri: Pas kritikave të aleatëve kundrejt Qeverisë, nuk përjashtohen sanksionet e reja

Aktuale

Visar Ymeri: Pas kritikave të aleatëve kundrejt Qeverisë, nuk përjashtohen sanksionet e reja

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Visar Ymeri

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se pas kritikave të aleatëve kundrejt Qeverisë aktuale mund të pasojnë sanksionet.

Ai në një prononcim tha se lehtë vendosën masat, por vështirë të largohen.

Ymeri thotë se sjellja e Qeverisë rrezikon zgjerimin e sanksioneve.

“Nuk përjashtohet. Ne po e shohim se sa lehtë na janë vendosur sanksionet nga BE-ja e sa vështirë po e kemi që t’i heqim ato. Sjelljet e këtilla të Qeverisë nuk ndihmojnë fare në këtë drejtim. Përkundrazi rrezikojnë për thellimin e zgjerimin e këtyre sanksioneve”, deklaroi Ymeri.

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas deklaratës së ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien.

Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të rrezikuara. Ai theksoi se Kosova i është falënderuese SHBA-së.

“Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat