Situata e sigurisë pas ndalimit të dinarit, Hoxha: S’ka asnjë rrezik të nxiten tensione

Aktuale

Situata e sigurisë pas ndalimit të dinarit, Hoxha: S’ka asnjë rrezik të nxiten tensione

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:22
Valdet Hoxha

Vendimi i Qeverisë për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb, ka ngjallur reagime tek serbët lokal në veri, kështu duke çuar deri në shpërndarjne e fletushkave kërcënuese për Policinë dhe shtetin e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha se përmes këtyre veprimeve, s’ka asnjë rrezik të nxitet ndonjë tension.

“S’ka asnjë rrezik që përmes këtyre veprimeve të nxitet ndonjë tension. Rreziku është politik si çështje organizimi i mbledhjes së OKB-së, ku u fol për vendimin e BQK-së për ndalimin dhe qarkullimin e dinarit në Kosovë”, deklaroi Hoxha.

Ani pse ambasadori britanik, Nicholas Abbot, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb, njëjtë nuk u mirëprit nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim.

Me ç’rast, Hoxha tha se pas paralajmërimeve të O’brien për Qeverinë, potencialisht mund të vihet ndonjë masë tjetër ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kujtojmë se fletushka me përmbajtje kërcënuese drejtuar Policisë së Kosovës janë shpërndarë të hënën në veri të Kosovës. Fletushkat e shpërndara në emër të “Mbrojtjes Popullore”, japin udhëzime për serbët lokale se si të rezistojnë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civilë.

Njëherit, disa qenë kanë ngordhur gjatë fundjavës në veri, e që për të njëjtit dyshohet se janë helmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat