Dugolli: Presioni ndaj Kosovës i gabuar, ndërkombëtarët duhet t’i bënin Serbisë

Aktuale

Dugolli: Presioni ndaj Kosovës i gabuar, ndërkombëtarët duhet t’i bënin Serbisë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:09
Bujar Dugolli

Profesori, Bujar Dugolli, ka thënë se nuk mund të bëhet Asociacioni pa u pajtuar Serbia me përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Duke i treguar arsyet, Dugolli ka theksuar se presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është i duhur, pas i i njëjti duhet të ishte ndaj Serbisë.

“Tash qeveria e Kosovës ne momentin që pala serb ka dërgu shkresë në BE që të tërhiqet nga pikat e marrëveshjes, atëherë padyshim që duhet të veprojë t’i zgjedh problem brenda sepse ata s’po dojnë me marrëveshje dhe po e cenojnë marrëveshjen. Kështu që mendoj që presioni është në drejtim e gabuar, sepse këta duhet ‘ti bëjnë Serbisë presion për a kthyer në marrëveshje në marrëveshje e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Dhe nëse prej asaj marrëveshje buron edhe që është kërkesë e faktorit ndërkombëtare që kjo çështje me u zjgehd përmes krijimit të Asociacionit, atëherë ajo është Brenda marrëveshjes… nuk mund të bëhet presioni dhe të krijohet Asociacioni pa a u pajtuar me tërësinë e marrëveshjes Serbia”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka shtuar se Qeveria dhe kryeministri, Albin Kurti, dëshirojnë garancione për të vazhduar tuje në këtë proces.

“Edhe Qeveria dhe kryeministrit e tha Kosova dëshiron garancione, ai nuk po  e nënshkruan, këta po thojnë është e obligueshëm edhe pa e nënshkrua. Hajde binda në që është e obligueshme. Bindshëmeria që ajo marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, është kur vetë BE-ja e ka paralajmëruar në mars të viti të kaluar që do ta bëjë, por, nuk e ka bërë ende. Nuk e fut pjesë detyrim të Serbisë në kapitullin 35, që Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit është ligjërisht e obligueshme për Serbinë… as në OKB nuk është regjistruar që është obligim”, ka shtuar Dugolli.

Sipas tij, nuk mjafton garancia amerikane se Asociacioni nuk do të jetë sikur Republika Srpska.

‘Nuk mjafton se atë e vlerëson gjykata Kushtetuese. Nuk mjaftojnë se pala tjetër nuk është pajtuar ende për marrëveshje dhe nuk është obligim I Serbisë. Dhe kur futet që është obligim, ne e kemi një mekanizim edhe nëse Serbia tërhiqet, dhe kërkon pas Asociacionin kërkon diçka tjetër. Këto garancione nuk i ka Kosova. Prandaj Kosova mënyrë të njëanshme nuk mund të veprojë edhe pse ka tregua gatishmërinë”, ka shtuar profesor Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat