Kërstiq: Kosova i ka marrëdhëniet me të mira më Bullgarinë e Norvegjinë se me Shqipërinë

Aktuale

Kërstiq: Kosova i ka marrëdhëniet me të mira më Bullgarinë e Norvegjinë se me Shqipërinë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:09
Branislav Kërstiq

Gazetari nga veri i Kosovës, Branislav Kërstiq duke folur për qeverisjen 3 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje ka vlerësuar se Kosova nuk është një shtet stabil.

Sipas tij, gjatë kësaj qeverisje, mungojnë investimet kapitale, nuk ka njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka tërheqje të njohjeve.

Kërstiq ka theksuar se Kosova me qeverisjen e Albin Kurtit i ka marrëdhëniet me të mira me Bullgarinë dhe Norvegjinë sesa me Shqipërinë.

“I kemi përfituar masat nga bashkësia ndërkombëtare. I kemi prishur marrëdhëniet me Shqipërinë. Si qytetarë serb i këtij vendi me duket e pabesueshme që Kosova i ka raportet me të mira me Bullgarinë dhe Norvegjinë se me Shqipërinë”, ka thënë Kërstiq.

Duke folur rreth ndalimit të dinarit, Kërstiq ka pyetur nëse Kosova po rrezikohet që të sanksionohet edhe nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat