“Festa e bojkotuar nga liderë, funksionarë shqiptarë e maqedonas”, Ambasada e Kosovës në Shkup publikon fotografitë

Aktuale

“Festa e bojkotuar nga liderë, funksionarë shqiptarë e maqedonas”, Ambasada e Kosovës në Shkup publikon fotografitë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:05
Ambasada e Kosovës në Shkup ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Shkup ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë me një pritje tradicionale që shënohet çdo vit.

Por, sivjet gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri, tha se festa e Kosovës u bojkotua nga “liderë e funksionarë shqiptarë, maqedonas e ambasadorë” si asnjëherë më parë.

Kjo u ndërlidh me përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në përkrahje të partive të caktuara shqiptare në shtetin fqinj.

“Si asnjëherë më parë bojkot total nga liderë e funksionarë shqiptarë, maqedonas e ambasadorë në shënimin e përvjetshëm të Pavarësisë organizuar nga Ambasada e Kosovës në Maqedoni. Ndjenjë jo e mirë për ne që jemi mësuar ta përjetojmë këtë ngjarje si tash e 15 vjet me radhë. Mos u përsërittë kurrë!”, shkroi mbrëmë gazetari Ratkoceri.

Por, sot ambasada e Kosovës nxori fotografitë nga shënimi i 16 vjetorit të shtetësisë në Shkup. Ajo tha se në festë morën pjesë “nga i gjithë spektri institucional, politik, diplomatik e shoqëror” dhe njoftoi se pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministrja  Slavica Grkovska, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, Ambasada organizoi pritjen tradicionale me ç’rast morën pjesë përfaqësues nga i gjithë spektri institucional, politik, diplomatik e shoqëror.  Në fjalën e tij, Ambasadori Qehaja nënvizoi të arriturat e Republikës së Kosovës në vitin e fundit dhe u ndal tek bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, me fokus në bashkëpunimin diplomatik, shoqëror e sidomos atë ekonomik. Ambasadori Qehaja përshëndeti enkas Zëvendës Kryeministren Grkovska, Ministrin e Financave Besimi dhe Ministrin e Brendshëm Toshkovski për pjesëmarrje krahas pjesëmarrësve të tjerë. Falënderoi sponzorët dhe shprehu konsideratat për performancën e grupit të fëmijëve pianist shqiptar në pritjen tonë nën drejtimin e profesoreshës së muzikës Pasionaire Asllanaj”, ka shkruar ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat