Trupi gjykues aprovon tërheqjen e Kehoes nga mbrojtja e Thaçit

Aktuale

Trupi gjykues aprovon tërheqjen e Kehoes nga mbrojtja e Thaçit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:56
Gregory Kehoe

Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerët ka miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Thaçit.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka thënë se vendimi hyn në fuqi atëherë kur Administratorja e cakton mbrojtësin zëvendësues.

“Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga mbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kehoun, Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme”, thuhet në njoftim.

Trupi gjykues po ashtu ka miratuar tërheqjen e mbrojtësit tjetër të Thaçit, Joe Reeder, ndërsa udhëzoi Administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve të ekipit.

Për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare, ekipi mbrojtës i Thaçit në krye me Kehoen pati kërkuar tërheqjen nga përfaqësimi i Thaçit në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat